Filed under:
|
Deja-Vu, vjen nga frengjishtja që do të thotë : “E sapo parë ".Disa
shkencëtarë mendojnë se fenomeni DEJA-VU është i lidhur me anomalitë që
paraqiten gjatë funksionimit normal të trurit, të cilat quhen gabime gjatë njohjes.
Deja vecu (e përjetuar para përjetimit)
Po
thuajse të gjithëve neve na ka ndodhur ndonjëherë por jo shpesh por e
sigurt kur përjetojmë diçka që e kemi përjetuar në një moment, flasim
apo veprojmë, të cilin e kemi fol përpara apo vepruar përpara se e po
ndodhë në këtë moment. Ndoshta dikur, ndoshta dje, ndoshta para 100
viteve. Për të qenë magjia e plotë, pikërisht e dimë se çfarë do të
ndodhin në vijim. Krejt është e qartë, e njohur dhe e përjetuar:
personat, fytyra, gjërat, mjedisi etj. Të gjitha janë nën kontrollin
tonë, jashtë kohet, edhe pse përkohshëm por e përsosur!
Shumica
këtë sensacion e identifikon si “deja vu”, duke mos gjetur arsyen për të
hyrë në detaje. Informata zyrtare nga intervistat e shumta, ku tregojnë
se një e treta e njerëzve që jetojnë në këtë planet, i kanë përjetuar
këtë fenomen.
Në çfarë është magjia e kësaj dukurie? Kur jeni në
mesin e mrekullueshëm filmit të jetës, jeni i vetëdijshëm , se ata që
ishte përpara edhe do jetë ashtu – ato qëndrojnë në bibliotekën e juaj
të kujtesës. Gjithçka ata që ishte përpara ka një aromë ndaj të TASHMES
që po ndodh. Kurse njerëzit skeptik do t’iu thonë, “ato gjëra nuk të
kanë ndodhur ty, por diçka të tillë e ke parë në televizor”; “ke nevojë
për një pushim”, ose “ke fjet keq ditët e fundit”, “pakësoji alkoolin”
etj.
Zakonisht hulumtimet flasin për këtë fenomen që e përjetojnë
më së shumtit grupmosha nga 15 deri më 25 vjeçare. Përvojat janë të
ndërlidhura me ngjarjet banale, por këto mbeten në kujtesë për një kohë
ma të gjatë. Deja vecu jo vetëm nuk përmban të pamit por habitemi
hollësisë për gjërat e njohura. Zakonisht kjo dukuri i shpreh
përshkrimin intensiv dhe lajmërohet si pjesë e kujtesë së ngarkuar.
Deja senti (e ndjenë para se e ka ndje)
Po
ashtu edhe këtu e kemi të njëjtën ambalazh por materialin tjetër, do
t’iu thonë cinikët. Te dukuria “deja senti” praktikisht ndodh e njëjta
gjë, por vetëm në rrafshin emocional, pa ato gjëra që na rrethojnë. Por
ne ndjejmë para se e ndjejmë qofshin ato interno, qofshin ato të
brendshme qofshin apo intime.
Këtë sensacionet janë të
“rrezikshëm” kur është në pyetje raporti në mes gjinive. Takimi me
personi të gjinisë tjetër sipas psikologëve mund të jetë shumë i
rrezikshëm që mund t’i shkatërrojnë çiftet martesore sa do të jenë ato
të forta, përndryshe këtij fenomenit ja përshkruajnë “përjetimet
mistike”.
Ekspertët që mundohen për t’i reduktuar këto dukuri në
arsyen e “mendjes së shëndosh”, pohojnë se ky fenomen shpesh lajmërohet
te pacientit të cilët vuajnë nga epilepsia. Në çdo rast dallimi në mes
normales dhe sëmundje është në “rrafshin mental”, dhe nuk ka të bëjë me
profetizimin apo largpamësinë, sa i përket lëvizjeve apo mimikës zërit,
mendimit, dhe gjendjet e tilla janë në kundërshtim me “deja senti” dhe
radhë mbetet në kujtesë. Së paku deri te përjetimin tjetër.
Me
fjalë tjera është fjala për përjetimet mentale dhe nuk ka ndonjë njohuri
apo sjellje të përparshme. Sipas ndodhive ato mbeten në kujtesën e
njeriut, që e përjeton.
Kjo dukuri lajmërohet si e thamë më lartë
tek pacientit që vuajnë nga epilepsia. Një prej pacienteve flet, se si i
lajmërohet deja senti, edhe ata gjithherë, kur dëgjon zërin e personit
tjetër ose kur ai e thotë mendimin e vetë ose prapë kur lexon nga ndonjë
libër i krijohen përfytyrimet e zërave.
Në këto situata jo
normale zakonisht mishërohet fraza siç është: “po, vërtetë, qarta..” pas
një momentit i kujtohet se nuk ka qenë ndonjë fjalë as mendimet që
ishin të dallueshëm nga kujtesa. Por i kujtohen përfytyrimet e ngjashëm
në mes atyre që ndjenë në gjendje jo normale.
Deja visite (vizituar par vizitës)
Fakti
se shumë ma radhë na ndodh për ta ndje se si gjendemi në ndonjë vend,
banesë, shtëpi apo gjetiu edhe pse realisht në këtë jetë nuk kemi qenë
ndonjëherë.
Karl Gustav Jung shkruan mbi sinkronizimin “deja
vizite” që e dallon nga “deja senti”, ashtu lexuesit i pyet : “po qe se
objektin ku e ke vizituar” a e ke vizituar realisht ndonjë herë tjetër,
ose diçka të ngjashëm, ose diçka identike”, nga kjo del mendimi për
ndonjë “mrekulli” ose prape personi përkatësisht konteksti i
përgjithshëm, në të cilin gjendemi në momentin e caktuar, që na
imponohet iluzioni, që kemi qenë aty përpara se jemi qenë, edhe pse nuk
na kujtohen as kurë, as me kë kemi qene, dhe me çfarë arsyeje ishim
atje.
Si e shpjegojnë këtë fenomen? Shkolla skeptike përkatësisht
racionalizmit japin mendimin e vet, se “pacientët që vuajnë nga ky
fenomen” rrezaton ato çfarë ka lexuar për atë vend, ashtu i bëhet se atë
vend edhe e ka vizituar. Madje skeptikët edhe i quajnë njerëzit e tillë
“të devotshmit utilitar”: ndoshta për përvojat e tilla është
përgjegjëse reinkarnimi (rishtas të lindesh, të mishërohesh rishtas,
sipas besimit budist shpërngulja e shpirtit) . Ndoshta është i fokusuar
versioni i kultit: në pyetjet qe janë projeksionet astrale, dikur e kini
lëshuar trupin e juaj, kini bredhë nëpër këtë vend, kurse tani jeni të
pranishëm realisht, ashtu ju përzihen regjistrimet të “mbi unit” me
pamjen e tashme aktuale.
Po qe se dëshirojmë vërtetë të
konstatojmë, për çfarë fenomenit është fjala, është thelbësore të
konstatojmë burimin e ndjenjave. Deja vecu është shumë e varur nga
lajmërimi i momentit dhe procesit. Kurse deja viste është ndërlidhur me
gjeografinë dhe raporte ndaj mjedisit.
Deja entendi (ndijimi para ndijimit, përgjimi para përgjimit, e njohur para njohjes)
Simptomat
e këtij fenomenit janë të përafërta të pamit në kuptimin e gjerë, kurse
në kuptimin e ngushtë të përjetuarit. Gjithçka është e njëjtë por kjo
dukuri zhvillohet në rrafshin e veshit. Fjala vjen, dëgjoni një fjali,
ju e keni dëgjuar përpara se t’iu thonë bashkëbiseduesi, po ashtu
individi i tillë flet dhe i dëgjon zërat, si jehojnë nëpër korridoret të
kaluarës, dhe në të njëjtën kohë, e dini se do ta dëgjoni në të ardhmen
përkatësisht hapave të mrekullueshme ku aparati i ndijimi, i trurit me
të papritmas ju braktisë.
Tek kjo dukuri, çfarë është
interesanten, njeriu ka iluzion ose ndoshta në mënyrë iluzione nuk është
më ai, por është një korrent i jo i përditshëm “ nga sot deri dje dhe
mbrapa” mund lehtë të kontrollohet dhe me orvatje të vogël e vazhdon se
si është rasti me përjetimin e pamit. Krijohet një përshtypje se personi
ka fuqi t’i lëshohet “unit të kaluarës”, në vijën verbale që është
sikurse ndonjë vizatim ose siç janë fletorja e notave muzikore që e kanë
shkarravitë muzikant, prej faqet në faqe, dhe tani vetëm i ndjek
instruksionin e notave. Kryesisht është para dispozicioni që është
dëgjuar dhe e vazhdon në mënyrë identike, ashtu siç dëshironi ta
vazhdoni këtë muzikë.
Deja vu-ja hipotetike
Në
udhëtimin e juaj të parin në Alaskën e izoluar dhe jeni të ftuar në një
familje eskimeze. Në moment kur hyni brenda, papritmas ndjeni se çdo
gjë e dini ku gjendet. Edhe më tepër, shumë mirë i njihni gjerat e
veçanta, këmbët e lososit që përherë e par i shihni.
E frikshme
dhe e hareshëm në njëjtin moment. Habiteni, se ju jeni në “shtëpi”, dhe
njëherë këtu jeni për herën e parë. Shtëpiza eskimezë nuk ishte e njohur
për ju, dhe tërë kohën ju kaplon ndjenjat se ju keni qenë këtu përpara,
gjithçka është e njohura. Nuk dini se çfarë ju pre dhoma tjetër pa me
hy në të.
Deja vu-ja e vërtetë
Për një deja vu të vërtetë, duhet kjo përvojë të dallohet nga kujtesa e harruar.
Zakonisht
fjala është për diçka që na befason, diçka e veçantë. Këtë shprehje e
shpiki hulumtuesi Francez Emile Boirac, që do të thotë e parë par se u
pa.
Përvojat e deja vu-së i shoqërojnë:
- Ndjenjat se diçka është e njohur dhe pse është misteriozen, e frikshëm, e habitshëm dhe diçka jo e përditshëm.
- Rreth 70% njerëzve e përjeton deja vu.
Përqindja
e lartë nuk do të thotë se vërtetë kaq njerëz e përjetojnë këtë
fenomen, por nganjëherë i ngatërrojnë me largpamësin, parandjenjat,
intuitën, ëndrrat. Në të vërtetë deja vu është një fenomen i radhë, që
për këtë fushë ende nuk kemi argumentet shkencore, sepse është shumë
vështirë të analizohen në për laboratoriume dhe të vëzhgohen. Kohët e
fundit hulumtuesit konstatojnë fuqia e këtij fenomenit mund të
hulumtohet nëpër mes hipnozës.
Çfarë thotë shkenca
Kohët
e fundit janë bërë mjaft hulumtime psikologjike lidhur me këtë fenomen.
Deja vu nuk është pjesë e përbërëse profetizmit as parandjenjave por
është fjala për anomalin e kujtesë. Që lënë përkatësisht jep mbresa e
një përvojës, që e kemi rikujtuar në kujtesën tonë, por kjo nuk është e
vërtetë.
Fakti është, në rastet e shumta jep ndjesi, se diçka kemi
kujtuar, nganjëherë mjaft të furishëm, por asnjëherë nuk mund ta
kujtojmë ku dhe në vend e kemi përjetuar si dhe ndjemë. Pas pak kohet
“subjekti mund të lërë ndjenjat e shqetësimit duke përjetuar deja vu-në,
kurse hollësirat dhe rrethanat nuk mund t’i kujtojnë.
Mund të
jetë si pasojë e gërshetimit dy sistemeve neurologë: ai që është
përgjegjës për kujtesën e aftat shkurtër (gjërat ndodhin në tashmen) dhe
sistemi tjetër që është përgjegjës për kujtesën e afatgjatë (që gjërat
kanë ndodhur në të kaluarën).
Lidhshmëria me skizofreninë
Eshtë
konstatuar në mënyrë klinike se ka një lidhshmëri e përjetimeve deja vu
–së dhe ngarkesave përkatësisht çrregullimeve e skizofrenisë dhe
anksiozitetit, po qe dikush vuan nga këto dy çrregullimet, shpeshherë
lajmëron ndjenjat e deja vu.
Lidhjen më të madhe është konstatuar
te pacientit, të cilët vuajnë nga epilepsia. Ashtu disa shkencëtar e
parashikojnë se përvojat e deja vu-së ka mundësi që të jenë çrregullime
neurologjike, që krijohen nga përpunimin e çrregulluar të sinjaleve
elektrike në trurin e njeriut. Supozojnë se deja vu tek pacientit që
vuajnë nga epilepsia e lehtë që krijohet nga ngarkesa e tepërta të
shqetësimeve që dalin nga kujtesa.
Farmakologjia: kundra gripit deri te deja vu
Po
qe se individi merr disa lloj ilaçeve, ka mundësi, tek disa konsumues
te medikamenteve të lajmërohet fenomeni deja vu. Pasojat e disa ilaçeve
(medikamenteve) në kombinimin me medikamentet tjera japin ndjenjat e
përjetimet te deja vu-s. Për arsye të reaksioni dopamimës në
medikamentin Taiminenës dhe Jaaskelainës supozojnë se ndikon në shfaqen e
deja vu-së si pasojë reaksionit të hiperdopaminës në pjesën e trurit te
konsumuesit. Disa pacient që i marrin këto medikamente kundra gripit
edhe tek ata shfaqet ky fenomen i deja vu-së.
Mos është shkaktarë kujtesa?
Për
ta përshkruar anomalitë e kujtesës duhet patur një klasifikim për
kujtesën normale. Ekzistojnë disa skema, por në praktikën klinike më e
dobishme është skema e kujtesës që ndahet në tre lloje “depo”
magazinash.
1. Depot sendore, marrin informacion nga organet
sendore dhe e ruajnë atë për një periudhë të shkurtër (rreth 0,5
sekonda) deri sa të përpunohet.
2. Depot e kujtesës afatshkurtër,
ruajnë informacionin për një periudhë më të gjatë (rreth 15-20 sekonda).
Informacioni ruhet për një periudhë të gjatë prej provash të
përsëritura, p.sh. kur një numër telefoni ende i pa familjarizuar
përsëritet me mend deri sa të arrish tek telefoni.
3. Depoja e
tretë, është kujtesa afat-gjatë: ajo merr informacion të zgjedhur për
magazinim më permanent dhe ka kapacitet shumë më të madh se dy të
tjerat. Informacioni magazinohet në përputhje me karakteristika të tilla
si kuptimi apo tingulli i fjalëve. Gjendja e humorit në kohën e
magazinimit është e rëndësishme: kujtimet e magazinuara, kur personi
është i helmuar, rikujtohen më me lehtësi në gjendje mendore të
pikëlluara. Në lidhje me kujtesën afat-gjatë duhet bërë dy dallime të
vlefshme. E para është ndërmjet kujtesës për ngjarjet (kujtesa
episodike) dhe kujtesa për gjuhë dhe dijet (kujtesa semantike). E dyta
është ndërmjet njohjes se një materiali që prezantohet dhe rikujtim pa
këtë prezantim kjo e fundit është më e vështirë.
Në paraqitjen e anomalive të kujtesës përshkruhen disa terma teknike, dhe ja disa prej tyre:
•
Amnezia anterograde, shfaqet pas një periudhë pavetëdije. Është dëmtim i
kujtesës, për ngjarje që kanë ndodhur ndërmjet periudhës së fundit të
pavetëdijes së plotë dhe restaurimit të vetëdijes së plotë.
•
Amenesia retrograde, është humbja e kujtesës për ngjarje që kanë ndodhur
përpara fillimit të pavetëdijes. Një amnezi e tillë ndodh pas dëmtimit
të kokës ose terapisë elektrokonvulsive.
• Konfabulacioni është
kallëzim i “kujtimeve” për ngjarje që nuk kanë ndodhur në periudhën që
bëhet fjalë. Kjo ndodh në disa pacientë me çrregullime të rënda të
kujtesës recente.
• Jamais vu, është dështim për të njohur
ngjarjet që kanë ndodhur më parë, ndërsa deja vu, është njohja e
ngjarjeve si familjare, kur ato nuk kanë ndodhur asnjëherë. Të dy
anomalitë mund të takohen në çrregullimin neurologjike.
Ngjashmëria
në mes stimujve deja vu dhe subjektit real, kurse tjetri shkon pas
kujtesës, mund të çojë deri te sensacioni. Ashtu janë munduar shkencëtar
ta shpjegojnë deja vu me hipnozën, por shpeshherë nuk kanë patur
suksese.
Teoria neurologjike
Deja vu e
shpjegojnë si pasoj e çrregullimit neurologjike që nuk përputhet me
kohën. Për arsyet të defektit të kohës truri e kupton, se ka marrë një
stimul për herën e dytë, çka në të vërtetë ishte përjetimi i njëjtës
ndjenë por pakëz me burimi me te larg.
Parapsikologjia
Po
ashtu disa e ndërlidhin deja vu edhe me parandjenjën, largpamësinë si
dhe me ndjenjat jo normale për ta kuptuar, gjithashtu është shenjë e
fuqive shpirtërore si dhe aftësisë e një popullatës njerëzore. Deja vu e
ndërlidhin edhe me profetizmin, parashikimin dhe me kujtimet nga jeta e
kaluam.
Ëndrra si burim i deja vu-së
A ju
ka ndodh ndonjëherë në situatë që do të dini se çfarë do të ndodhin? Kur
kini arrit në një vend për herën e parë, juve ju duket se gjithçka
është e njohur, kjo është ajo fuqia e ëndrrave?
Disa mendojnë se
deja vu nuk është asgjë tjetër përveç kujtimet nga bota e ëndrrave.
Zakonisht nuk i kujtojmë shumicën e ëndrrave, vetëm na mesin në kujtesë
disa detaje të vogla. Këto detaje mund të ruhen në kujtesën e njeriut
dhe i shmanget kujtesës aftat shkurtër. Në këtë mënyrë ndoshta mund të
shpjegohet fenomeni deja vu , kujtesa nga ëndrrat që i kemi parë më
herët me ato elementet që na kujtohen në momentin e zgjuarit nga gjumi.
Si arrihet deri tek këto gabime?
Kur
ngjarja e perjetuar ne moment na duket e njohur, ne ne fakt nuk e
kujtojme ate, por nje ngjarje nga e kaluara qe eshte i perafert dhe e
ngjashme me te. Ndonje element i situacionit te tashem, aktivizon nje
fare “grushti” ne tru, ku ruhen ngjarje te ndryshme, por shume te
peraferta me momentin qe po perjetojme.
Paramendoni sikur
te jeni ne ndonje feste. Njerezit perreth jush jane te dehur.
Paramendoni se cdo te ndodhe kur festa do te mbaroje dhe kur secili do
duhet te hipi ne veture dhe te niset per ne shtepi. Papritmas e keni
ndjenjen e te perjetuares. Ne fakt, ju keni arritur tek nje “fajl” i
sistemit nervor, ne te cilin eshte skeduar kujtesa per ndonje feste
tjeter, ku keni qene para ca muajsh apo vitesh.
Dhe atehere njerezit kane qene ne disponim, dhe ty te ka kaluar i njejti mendim neper koke.
Sipas
specialisteve, nqs dy ngjarjet jane te lidhur edhe me moment emocional,
mundesia per paraqitjen e Deja vu-se eshte shume me e madhe.
Save the Queen blogspot template is the first template I have created. This is free, supported and ready for download. If you have any questions feel free to leave your comment on my weblog. Hope you like it. Enjoy!
Ç’është DEJA-VU ?
Foto Humori

Bukuroshja e dites

Bukuroshi i dites

Add your comment below