Filed under:
|
Biznesmeni kosovar, i akuzuar për vrasjen e këngëtares Emmy është dorëzuar vetë në polici, pasi ka përcjellë të dashurën e re në shtëpi. Aziz Kelmendin nuk e njihte policia dhe ai u ka treguar vetë se ishte personi që kishte aksidentuar këngëtaren, pavarësisht se nuk i kanë besuar, duke e akuzuar për vrasje. Faktet e reja kanë dalë në dritë dje, kur biznesmeni 47-vjeçar është paraqitur për masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës. Pavarësisht se ai ka ofruar garanci pasurore, togat e zeza nuk kanë pranuar lirimin e tij.
Gjatë vlerësimit të masës së sigurisë, biznesmeni i akuzuar për vrasjen e këngëtares Elsina Idershai, e njohur me emrin artistik Emmy, ka pretenduar se ngjarja ka qenë aksidentale. I pandehuri i ka treguar trupit gjykues, se ditën e ngjarjes, ai kishte shkuar në ambientet e lokal “Venue”, ku do të takohej edhe me këngëtaren Emmy, për t’i lënë një pako, që e kishte porosi. Sipas deklarimit të tij, në momentin që ai është takuar me këngëtaren, ka pasur në makinë edhe të dashurën e re. Sipas tij, Emmy i është afruar tek automjeti, ku ka nisur edhe të debatojë. Ndërkohë, biznesmeni 47-vjeçar ka pretenduar që për të evituar ndonjë konflikt të mundshëm, ka mbyllur xhamin dhe më pas është nisur për t’u larguar nga zona.
Duke vijuar me dëshminë e tij në gjykatë, Kelmendi ka argumentuar se këngëtarja ka qenë larg makinës, në momentin që ai është nisur dhe nuk e kishte vënë re që ajo ishte përplasur. Sipas tij, ai është larguar me automjetin e tij për të shpënë në banesë të dashurën e re, ndërsa më pas është kthyer sërish në vendngjarje, kur ka parë dhe ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur. I pandehuri ka pretenduar para gjykatës se ai vetë u kishte thënë punonjësve të policisë, që ndodheshin në vendngjarje, se e kishte përplasur këngëtaren, por nuk e dinte më parë. Madje, para gjyqtares së gatshme, 47-vjeçari ka pretenduar se kishte konsumuar pije alkoolike përpara se të shkonte të takonte Emmy-n, por sipas tij edhe ajo kishte konsumuar shumë pije alkoolike.
Save the Queen blogspot template is the first template I have created. This is free, supported and ready for download. If you have any questions feel free to leave your comment on my weblog. Hope you like it. Enjoy!
“Emmy”, biznesmeni u vetedorezua ne polici
Foto Humori

Bukuroshja e dites

Bukuroshi i dites

Add your comment below