Filed under:
|
Para pesë javësh britaniku Luke Seall vendosi të vërtetojë se çfarë mund
të shkëmbejë me dhjetë cent. Sot, pas disa shkëmbimeve të pazakonta, ka
blerë tokë në Bullgari.E tëra filloi kur 27 vjeçari Seall nga Brightoni
vendosi të shoh se sa kapital mund të grumbullonte brenda vitit duke
filluar “biznesin” me dhjetë cent dhe të blejë diçka origjinale.Në
shkëmbimin e parë me vlerë dhjetë centë bleu dy peshq të artë për
akuarium. Pasi nuk e kishte ndërmend t’i mbante këto kafshë shtëpiake,
publikoi një ofertë për peshqit në internet. Për to ai fitoi një kitarë
të vjetër, ndërsa kitarën shpejtë e shkëmbeu me një biçikletë. Me
ndihmën e miqve arriti që më pas biçikletën ta shesë për 50
paund.Vazhdoi me tregtinë, ndërsa për 50 paund mori disa oferta të
ndryshme, prej një flauti deri tek lojërat e kompjuterëve, një printer,
deri tek një Ford Fiesta e vjetër, shtrat, televizor dhe shumë gjëra
tjera me vlerë.Por oferta më interesante erdhi nga
Bullgaria.Përshëndetje Luke! Më pëlqen projekti yt. A je i interesuar që
për 50 paund te bleshe një të katërtën e arit të tokës në Bullgari,
afër bregut të Detit të Zi?” thuhet në ofertë. Ishte kjo një ofertë që
s’mund ta refuzonte, por loja ende s’ka marrë fund.A është dikush i
interesuar për truallin në Bullgari?“Mendoj se jam vetëm kureshtar se
deri ku do të mbërrijë, por arsye e vërtetë pse kjo lojë më pëlqen është
edhe fakti se vetëm me dhjetë centë mund të bëhesh pjesë e diç mjaft të
madhe”, tha Seall.
Save the Queen blogspot template is the first template I have created. This is free, supported and ready for download. If you have any questions feel free to leave your comment on my weblog. Hope you like it. Enjoy!
Filloi me dhjetë cent, bleu tokë në Bullgari
Foto Humori

Bukuroshja e dites

Bukuroshi i dites

Add your comment below