Filed under:
|
Hulumtimet kanë treguar që femrat që kanë grupin e gjakut 0 kanë më pak rezerva të vezëve sesa femrat me grup tjetër të gjakut.
Ekspertët amerikanë kanë zbuluar se te femrat të cilat e kanë grupin e gjakut 0, rreziku nga vështirësia e mbetjes shtatzënë është i dyfishtë në raport me femrat me grup tjetër të gjakut. Në bazë të kësaj, këshillojnë ekspertët, femrat do të mund të marrin vendimin se a duhet t’i kushtohen karrierës apo formimit të familjes.
Hulumtimet kanë treguar që femrat që kanë grupin e gjakut 0 kanë më pak rezerva të vezëve sesa femrat me grup tjetër të gjakut. Rezervat e vezëve të shëndosha gjatë viteve zvogëlohen – foshnja femër ka edhe deri në dy milionë,ndërkaq në pubertet rreth 400.000, ndërkaq në moshën 40 vjeç ja vetëm disa qindra sosh.
Ekspertët kanë konstatuar që femrat me grupin e gjakut A dhe AB janë të mbrojtura nga mungesa e vezoreve të shëndosha. Mirëpo, te ato me grupin e gjakut 0 është i shprehur rreziku i shtuar i zvogëlimit të rezervave të vezëve. Femrat me grupin e gjakut 0 nuk kanë antigjenet A dhe B.
Lidhja midis grupit të gjakut dhe vështirësive të caktuara shëndetësore tashmë është e njohur. Për shembull te njerëzit me grupin e gjakut A dhe AB është i shprehur rreziku më i madh nga sulmi në zemër apo në tru, ndërsa te ata me tipin 0 është i shprehur rreziku më i madh nga artritisi dhe infeksionet e caktuara të lukthit.
About this blogger theme
Save the Queen blogspot template is the first template I have created. This is free, supported and ready for download. If you have any questions feel free to leave your comment on my weblog. Hope you like it. Enjoy!
Save the Queen blogspot template is the first template I have created. This is free, supported and ready for download. If you have any questions feel free to leave your comment on my weblog. Hope you like it. Enjoy!
No comment yet
Grupi 0 i gjakut, më i ekspozuari ndaj rrezikut për sterilitet
Grupi 0 i gjakut, më i ekspozuari ndaj rrezikut për sterilitet
Foto Humori

Bukuroshja e dites

Bukuroshi i dites

Add your comment below