Filed under:
|
Real Madridi ka shënuar fitore prej 2-1 kundër Atletico Madridit
në derbin e javës së 29-të në Primera Division, për të mbajtur hapin me
Barcelonën në garën për më të mirin në Kampionatin spanjoll.
Të
dyja skuadrat zhvilluan lojë të mirë në pjesën e parë, mirëpo më të
efektshëm ishin Los Blancos të cilët e tundën dy herë rrjetën
kundërshtare.
Karim Benzema me një gol të bukur (11’) kaloi mysafirët në epërsi pas një asistimi të Sami Khediras.
Në minutën e 33-të, Marcelo lëvizi mirë për të pasuar te Mesut Oezil,
ndërsa gjermani me prejardhje turke mposhti portierin De Gea për
rezultatin 2-0.
Fillimi i pjesës së dytë i takoi skuadrës vendase, e cila ishte në
kërkim të nivelizimit të rezultatit, mirëpo përkundër rasteve të shumta,
lojtarët e Atleticos nuk arritën ta kalonin portierin Iker Casillas.
Ndërkaq, Los Blancos dalëngadalë e zbutën presionin për ta baraspeshuar lojën dhe për të krijuar raste.
Mirëpo, katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, pas një
kombinimi me Koke Merodio, Sergio Aguero ngushtoi epërsinë në 2-1, për
t’i dhënë shpresa skuadrës së tij për barazim eventual, mirëpo kjo nuk
ndodhi deri në fund të ndeshjes.
Me tre pikët e fituara, Real Madridi qëndron prapa Barcelonës me pesë
pikë diferencë, dhe duket se nuk do të heqë dorë deri në fund të
kampionatit për të pritur lëshimet e mundshme të liderit dhe kampionit
në fuqi.
Save the Queen blogspot template is the first template I have created. This is free, supported and ready for download. If you have any questions feel free to leave your comment on my weblog. Hope you like it. Enjoy!
Mbretërit fitojnë derbin kryeqytetas
Foto Humori
Bukuroshja e dites
Bukuroshi i dites

Add your comment below